Aktivitete për ‘JO-në’ greke, homazhe në varrezat e Dropullit
Në 84-vjetorin e “JO-së” së Greqisë kundër Italisë fashiste, e cila shënon edhe nisjen e luftës italo-greke në vitin 1940, në zonën e Dropullit janë zhvilluar disa aktivitete.
Këtë të hënë në fshatin Bularat u zhvilluan homazhe në varrezën memoriale të ushtarëve grekë të rënë në këtë luftë. Programi i aktivitetit nisi me një meshë në varrezën e fshatit Bularat.
Më pas në 6-vjetorin e Kostandin Kacifas, përfaqësues të palës greke vendosën buqeta me lule në varrin e tij. Në vazhdim aktivitetet u zhvendosën me homazhe ne varrezën memoriale të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.
“Sot është një festë e madhe për kombin tonë, është dita që populli grek i tha “JO” fashizmit në histori. Jemi nga popujt e paktë që festojmë nisjen e një beteje dhe jo fitoren. Shumë herë në jetë njerëzve iu del të thonë një “JO” ose një “PO” të madhe, ata që thonë “JO” historia i nderon dhe i respekton”, tha Beleri.
Përgjatë këtyre ditëve në zonën e Dropullit janë zhvilluar edhe aktivitete kulturore nga nxënësit e shkollave në nderim të mos dorëzimit të Greqisë kundër fashizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Festivali i Filmit në Dropull, prezantohen 40 filma nga producentë grekë e shqiptarë
- Dropull| Aktivizohen sërish zjarret, ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar