Rriten pagat në Kosovë, përfiton sektori publik nga janari 2025

29 Tetor 2024 | 15:44

Nga 1 janari i vitit te ardhshëm sektorit civil ne Kosove do t’i rriten pagat. 55 euro më shumë nga janari i vitit që vjen dhe 55 euro të tjera plus nga korriku i 2025.

Këtë lajm e dha të martën vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se u vendos kjo formule në mënyrë që të përfitojnë ata që kanë paga me te vogla dhe që rritja të bëhet në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Detaje rreth këtij vendimi dha ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili po ashtu premtimet e disa opozitareve për rritje pagash i konsideroi jo reale e jo ligjore.

Kësaj deklarate iu përgjigj menjëherë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili përsëriti premtimin e tij, duke shkruar se në javën e parë të qeverisjes se tij, koeficienti i pagave ne sektorin civil, që tani është 110 euro do të bëhet 150 euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026