Noka fik makinën dhe bllokon rrugën: Zgjidhje politike për opozitën, ose nuk ndalemi

29 Tetor 2024 | 17:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka fikur automjetin e tij në zonë e mbikalimit të Kamzës për të bllokuar rrugën, bashkë me automjete të tjera siç ishte lajmëruar më herët nga opozita.

Në një prononcim për gazetarin Ardit Hoxha, Noka tha se opozita përmes kësaj strategjie të zgjedhur duke bllokuar asket rrugore kërkon të ndërgjegjësojë partinë në pushtet se duhet një zgjidhje politike, konkretisht qeveri teknike për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira.

“Sot është hapi i dytë i mosbindjes civile, kemi zgjedhur këtë strategji në akset rrugore për t’i bërë thirrje narkoregjimit, zgjidhje politike për opozitën, qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është një akt për të sensibilizuar opinionin dhe bërë thirrje narkoregjimit: ndal terrorin ndaj opozitës, burgosjet politikë nuk e trembin opozitën, jemi në këmbë derisa kauza jonë të triumfojë”, tha Noka.

6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.

Konkretisht akset rrugore që janë bllokuar janë “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026