NATO dhe BE krijojnë grup të ri pune për forcimin e bashkëpunimit

30 Tetor 2024 | 07:32

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ranë dakord të martën për krijimin e një grupi të ri pune të nivelit të lartë, me qëllim forcementin e bashkëpunimit midis BE-së dhe NATO-s.

Takimi në Bruksel shënon herën e parë që Rutte e zhvillon këtë bisedë pas marrjes së detyrës më 1 tetor.

Në një deklaratë të përbashkët, ata theksuan rëndësinë e një partneriteti të ngushtë në një botë gjithnjë e më të rrezikshme, duke e cilësuar atë si jetik për mbrojtjen e paqes, lirisë dhe prosperitetit.

Grupi i ri i punës do të adresojë “kërcënimet dhe sfidat në zhvillim”, dhe planifikimi për takimin e parë të tij pritet të ecë përpara në javët në vijim.

Duke u fokusuar në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, Rutte e cilësoi këtë konflikt si “kërcënimin e vetëm më të madh” për sigurinë evropiane.

Ai gjithashtu raportoi se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, duke përshkruar këtë si një “përshkallëzim të rëndësishëm” dhe një “kërcënim serioz për sigurinë evropiane dhe paqen globale”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026