Sulme kibernetike në banka, Gent Sejko: S’kemi investime nga vende armiqësore
Në komisionin për dezinformimin, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka dhënë shpjegime lidhur me sulmet e hakerave në sistemin bankar. Ai deklaroi se ka pasur sulme, por nuk kanë dëmtuar sistemin.
Pre e sulmeve kibernetike në Shqipëri ka rënë edhe sistemi bankar. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko sistemi bankar nuk është arritur të goditet nga hakerat dhe është i qëndrueshëm.
“Ka pasur sulme kibernetike në mënyrë të vazhdueshme. Sistemi bankar, pavarësisht këtyre ndërhyrjeve ka rezultuar i qëndrueshëm dhe nuk është goditur. Me përjashtim të një rasti që është menaxhuar. Sulmet janë të natyrave të ndryshme. Kemi sulme që kanë të bëjnë me marrjen e të dhënave, dhe sulme që kanë të bëjnë me hakërrimin e llogarive bankare. Nuk mund të përcaktohet lehtë. Nuk kemi të dhëna konkretisht nga cilat shtete vijnë”,-tha Gent Sejko Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Teksa raportonte në komisionin e posaçëm për deziforimimin, kryetari i komisionit Erion Braçe e pyeti për investime me origjinë nga vende jo mike në sistemi bankar dhe jo bankar.
“ Vijnë nga vende të BE, por që origjinën ne kapitaleve e kanë atje matanë. Këtë shqetësim e kanë të gjitha vendet që janë në kufi me Rusinë”,-tha Braçe.
“ Nuk na rezulton të kemi investime të huaja nga vende armiqësorë. Nëse penetrojnë nga vende të tjera këtu, këtë nuk mund ta identifikojmë ne”,-tha Sejko.
Edhe pse tashmë prej 4 vitesh në Shqipëri ekziston një ligj për kriptovalutat apo momedhën dixhitale, tregu ende nuk rezulton të jetë i formalizuar.
“Nuk kemi pasur kërkesa si BSH për kriptovalutën. Sigurisht që tregu financiar ka nevojë për modernizim dhe dixhitalizim. Kriptovalutat janë një nivel më i lartë se tregu shqiptar”,-tha Sejko.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po punon për të përgatitur një projektligj që rregullon veprimtarinë në tregun e kriptoaseteve për ta harmonizuar me direktivat dhe rregulloren e BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla