Kryepeshkopi Janullatos thirrje besimtarëve ortodoksë: Votoni njerëz të pastër

18 Prill 2021 | 18:57

Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i ka bërë thirrje sot gjatë një liturgjie besimtarëve orthodoksë, që të mos qëndrojnë indiferentë por të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Kryepeshkopi Janullatos tha se është e rëndësishme që qytetarët të votojnë për njerëz të pastër.

“E kemi theksuar se Kisha jonë nuk merret me partitë politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi. Ky është parimi i parë që kemi ndjekur. Por ka edhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm. Besimtarët ortodoksë, si qytetarë jemi përgjegjës të këtij vendi dhe kemi detyrimin për të votuar”, u shpreh kryepeshkopi.

Anastas Janullatos pavarësisht se theksoi se Kisha Orthodhokse nuk përfshihet në politikë, ai shtoi se besimtarët orthodhoksë nga ana tjetër kanë detyrim të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur në krye të vendin njerëz të pastër.

“Nuk mund të themi jemi indiferentë. Kriteri përzgjedhës është mjaft i rëndësishëm. Zgjedhim njerëz të pastër që nuk vendosin përpara unin e tyre dhe pastaj na vendosin neve dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi. E përsëris e drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi”, përfundoi kryepeshkopi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026