“Opozita duhet brenda Parlamentit” – Bardhi i përgjigjet ambasadorit të BE
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi iu përgjigj deklaratave që ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, bëri nga Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte, teksa i dorëzoi progres-raportin kryeparlamentares Spiropali.
Mes të tjerash, Gonzato komentoi dhe protestën e opozitës jashtë sallës së seancave plenare, ku tha se “opozita duhet të luajë rolin e saj brenda Parlamentit”. Bardhi në përgjigjen e tij ndaj amabasadorit thekson se deputetët e opozitës janë përjashtuar me ligj nga punimet e Kuvendit.
“Bëhet thirrje që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të pasur mundësi të luajë rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet! Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese. Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe,” shkroi Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West