SHBA akuzon Izraelin: Nuk po bën sa duhet për të adresuar shqetësimet tona

31 Tetor 2024 | 17:46

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Izraelin se nuk po bën sa duhet për t’iu përgjigjur shqetësimeve për sulmet pa kriter në Gaza, që nuk kursejnë as civilët.

 “Ndaj po e bëj të qartë, ata nuk po bëjnë sa duhet për t’iu përgjigjur kërkesave tona. Ka shumë çështje për të cilat ju pyesni, për të cilat vende të tjera kanë pyetur dhe për të cilat Izraeli duhet të përgjigjet publikisht”,- Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi tha më tej se situata sa i takon ndihmave humanitare që Izraeli u ofron civilëve në Gaza nuk është në nivelin që presin Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, kreu i ushtrisë izraelite deklaroi se forcat mbrojtëse hebraike duhet të zgjerohen, pasi edhe lufta po zgjerohet në fronte të ndryshme.

Deklarata erdhi kur ndërmjetësit ndërkombëtarë po bëjnë përpjekje për të negociuar një armëpushim në Liban dhe Gaza dhe kur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë mbërritur në Tel Aviv.

Diskutimet mbi zgjidhjen me dy shtete kanë nisur gjithashtu në Arabinë Saudite, e cila po pret takimin e parë të “aleancës së re globale” për të mbështetur krijimin e shtetit palestinez.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt

Sulmet amerikane në zonat pranë qytetit jugperëndimor iranian të Ahvazit vranë katër persona dhe plagosën pesë të tjerë, ndërsa sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan...
08:33 | 24/07/2026

Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion i Kenmore Air që transportonte 11 persona bëri një ulje emergjente pranë ishullit Sushia, Uashington, dhe më pas shpërtheu në flakë, tha të...
08:25 | 24/07/2026

Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga

Dy persona u plagosën në sulme të ndara me thikë në New York City. Sulmet u kryen brenda pak orësh nga njëri-tjetri, teksa autori raportohet se...
08:21 | 24/07/2026