A duhet të hiqet ligji luftës i Greqisë? Përgjigjet Fredi Beleri

31 Tetor 2024 | 22:03

Eurodeputeti Fredi Beleri ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhilin”, në Euronews Albania, ku ka folur ndër të tjerat edhe për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, një ligj i cili ka qenë në fuqi që në 1940.

I pyetur nëse duhet të hiqet ky ligj, Beleri tha se lidhur me këtë çështje ka debate nëse ekziston apo jo ai ligj, pasi në 87 është vendosur që ligji të hiqet. Megjithatë ai shtoi se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt.

“Ligji i luftës për mua de facto nuk ekziston. Me vendimin e Këshillit të Ministrave në 87 nuk ekziston. Është një debat i madh ligjor ekziston apo nuk ekziston, nuk e di çfarë pasoje juridike, por për mua është një gjë që do zgjidhet shumë shpejt. Nuk ka të bëjë fare me mashtrimet që thonë disa hiperpatriotë të çamëve që nëse do hiqet ligji i luftës do marrim pasuri. Nuk ka fare të bëjë me këtë”,-tha Beleri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026