Java e 11-të e Superligës Shqiptare, Partizani konfirmohet në krye

1 Nëntor 2024 | 12:27

Java e 11-të e Superligës Shqiptare solli një tjetër ndalesë për Dinamon. Kampionati shqiptar numëron 11 javë të luajtura, ku nuk ka pasur shumë ndryshime nga fundi i fazës së parë, me ekipet që thuajse nuk kanë ndryshuar shumë. Në krye qëndron Partizani, i ndjekur nga Vllaznia, dhe më pas nga Dinamo, me këta të fundit që të enjten nuk arritën më shumë se një barazim me Bylisin, në një ndeshje të dominuar nga ballshiotët. Paralelisht u luajt dhe përballja mes Teutës dhe Elbasanit, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura.

Të vetmet skuadra që arritën të marrin pikët e plota në javën e 11 të kampionatit shqiptar janë Partizani, Vllaznia dhe Laçi, me kurbinasit që i shkaktuan humbjen e katërt Egnatias për këtë sezon.

Të kuqtë likuiduan Skënderbeun në transfertë me një dopietë të Bintsouka, ndërsa Tirana u mposht nga Vllaznia me shifrat 3-4 dhe e sheh veten në vendin e shtatë, thuajse në zonën e ftohtë. Në krye qëndron Partizani, i ndjekur nga Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani. Më tej vijojnë Egnatia, Teuta, Tirana, Skënderbeu, Laçi dhe në vendin e fundit Bylis.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026