Superliga: Vllaznia barazon 2-2 me Tiranën, Partizani merr 3 pikët e para
Gola dhe emocione deri në përfundim, por e cilësuara klasikja e Shqipërisë u mbyll pa fitues, me Vllazninë e Tiranën që rrugën më të lehtë panë ndarjen e pikëve. Një duel tejet interesant, mes dy nga emrave më të njohur të futbollit vendës, ku nuk mungon as rivaliteti, me bardheblutë që tregojnë se edhe pse me shumë ndryshime, ndoshta do të jenë një kockë e fortë, pavarësisht kundërshtarit.
Në Shkodër, miqtë shënuan të parët me Jarmouni, ndërsa Balaj riktheu ekuilibrat, me shifrat që qëndruan të tilla për 21 minuta, pasi miqtë gjetën dhe një herë avantazhin me Ismajlin, por eurogoli i Bekim Balaj nga goditja e dënimit vulosi shifrat 2-2. Në Arenën e Demave të kuqtë fituan jo pa vështirësi ndaj Skënderbeut, me duelin që u mbyll 2-1. Fillimisht Rrapaj zhbllokoi shifrat, ndërsa Rabiu shënoi golin e barazimit për korçarët. Në minutën e 90 mendoi Mehmeti për t’i dhënë 3 pikët e para të tijve.
Kampionët dinë ra ruajnë ritmin, 6 pikë në 2 javët e para për Egantian që fitoi ndaj Laçit 2-1, duke shënuar 4 gola dhe pësuar vetëm 1 gol në 2 ndeshje. 2 ndeshjet e tjera të kampionatit shqiptar Bylis-Dinamo dhe Elbasani-Teuta luhen këtë të hene.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dështimi i radhës në Europë: Asnjë ekip i Superligës, eliminohen Partizani e Egnatia
- Joan Laporta: Superliga Evropiane nis në vitin 2025, 14 skuadrat pjesëmarrëse
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë