Tabaku për progres-raportin e BE: Dalin në pah arsyet pse po protestojmë

1 Nëntor 2024 | 12:00

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, komentoi progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin e fundit, një ditë pasi ambasadori Silvio Gonxato dorëzoi dokumentin kryeministrit Rama dhe kryetares së Kuvendit, Spiropali.

Sipas Tabakut, në raport evidentohen shumë nga shqetësimet që opozita ka ngritur prej kohësh dhe për të cilat është duke protestuar prej disa javësh.

“Në progres-raport renditen të njëjtat shqetësime që kemi prezantuar edhe ne: situata e përkeqësuar e investimeve, problemet me shtetin ligjor dhe drejtësinë, ekonomia e kapur nga interesa private, korrupsioni dhe koncesionet publike të cilat favorizojnë një grup të caktuar. Po ashtu përmenden sulmet ndaj mediave, shpërdorimi i burimeve natyrore si energjia dhe përkeqësimi i administratës publike. Të gjitha këto janë elementë për të cilat ne kemi protestuar,” u shpreh Tabaku.

Deputetja foli gjithashtu për situatën e tensionuar në Parlament, ku grupi parlamentar demokrat ka ndërprerë normalitetin prej disa javësh. Ajo iu përgjigj edhe ftesës së kryetares së Kuvendit, Spiropali, për dialog.

“Spiropali të fillojë me reflektim dhe ta nisë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. A mundet mazhoranca ta respektojë këtë vendim? Kemi kërkuar edhe qeveri teknike, si dhe zgjedhje të lira. Për komisionet hetimore kemi protestuar për gjashtë muaj. Opozita ka bërë detyrën e saj, por a e ka kryer qeveria? Ky Parlament është bërë si kalim me pengesa. Rregullorja e re është e njëanshme dhe ne e kemi denoncuar,” tha Tabaku.

Në përfundim, Tabaku sqaroi votën kundër të opozitës për deklaratën e përbashkët të MSA-së, duke theksuar se kjo erdhi për shkak të injorimit dhe hedhjes poshtë të çdo propozimi të bërë nga opozita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026