Aksident me vdekje në aksin Milot-Morinë: Humb jetën 57-vjeçari, arrestohet shoferi

2 Nëntor 2024 | 11:53

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Viktima, një burrë 57-vjeçar me inicialet P.B., banues në Mirditë, u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën.

Policia Rrugore ka bërë të ditur se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në territorin e bashkisë Mirditë, ku automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari ka përplasur për vdekje këmbësorin P.B., i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026