“Kam ardhur ta shaj”, shqiptari në Selanik: Turp për Ramën që vjen kërkon vota këtu

3 Nëntor 2024 | 09:18

Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me diasporën, teksa do të ndalet në një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë. Takimi do të zhvillohet rreth orës 11:00 në një sallë në ‘Porto Palace’.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi pyeti një nga emigrantët shqiptarë në Selanik se çfarë mendimi kishte për këtë takim të kryeministrit me shqiptarët.

Ai u shpreh se kishte ardhur jo për ta mbështetur por për ta sharë kryeministrin që sipas tij nuk ka bërë asgjë për emigrantët ndaj nuk ka fytyrë të vijë që t’u kërkojë votat.

“Ç’punë ka të vijë të kërkojë vota këtu, është njeriu më i poshtër që ka bota jo Evropa. Kam ardhur ta shaj, ta shohë përballë, për ne nuk ka bërë asgjë. Jam nga Lezha, kam që nga ’97 këtu. Të kthehem në Shqipëri me Edi Ramën?! Është trup për atë të kërkojë vota këtu. Ka ardhur të kërkojë vota sot, pse nuk erdhi 4 vjet në parë, por na mbylli kufijtë që mos të vinim për të votuar. Turp për shqiptarët atje që nuk ngrihen ta rrëzojnë”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026