Formula 1, Norris vendosi Pole Position nën shiun e Sao Paulos
Lando Norris i rezistoi shiut, ndërprerjeve dhe incidenteve për të vendosur “pole position” në Provat Zyrtare të “Sao Paulo Grand Prix” që u transmetuan në Euronews Albania. Nisur nga shtyrja e të shtunës, drama u spostua mëngjesin e të dielës.
Ndodhi gjithçka në të 3 sesionet kualifikuese përfshi dhe dy përplasje të forta të Fernando Alonso-s dhe Alex Albon që shkaktuan dy ndërprerje dhe reduktuan në 7 numrin e makinave që përfunduan 211 sekondat e fundit. Përjashtim bëri vetëm një pilot që pavarësisht kushteve në pistë vendosi kohën prej 1’23”405.
Në këtë mënyrë, Lando Norris la pas me 0.173”, rivalin e Mercedes, George Russell dhe japonezin e RB, Yuki Tsunoda në paraqitjen më të mirë në histori për skuadrën e dytë në familjen Red Bull. Përkrah tij do të vendoset Alpine me Esteban Ocon që la pas Liam Lawson. Piloti i dytë i RB bëri më mirë se Ferrari dhe Charles Leclerc që u ndoq nga pavarësisht përplasjes në muret mbrojtëse. Oscar Piastri u detyrua të pranojë vendin e 8 përpara dy makinave të Aston Martin, me Alonso-n dhe Stroll që pësuan gjithashtu dalje nga pista dhe përplasje në muret mbrojtëse. Sesioni i dytë kualifikues u ndërpre dy herë për incidentet e Carlos Sainz dhe Lance Stroll.

Ky i dyti me pasoja të rënda për dy makinat Red Bulls që nuk e përmirësuan dot kohën deri në moment. Çka do të thotë zbritje në vendin e 17 për Verstappen pas penalitetit për ndërhyrjen në motor. Ndërkohë Sergio Perez i tërbuar me llogaritjen e kohës së daljes nga bokset do të niset nga vendi i 13. Sainz pritet ta ndjekë në rast se Ferrari do ta bëjë gati makinën e tij përpara Garës. Lewis Hamilton ishte humbësi i rradhës këtë fundjavë me vendin e 16. Kjo është radha e nisjes në Garën e orës 16:30…

- Lando Norris (McLaren) – 1:23.405
- George Russell (Mercedes)
- Yuki Tsunoda (RB)
- Esteban Ocon (Alpine)
- Liam Lawson (RB)
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Alex Albon (Williams)
- Oscar Piastri (McLaren)
- Fernando Alonso (Aston Martin)
- Lance Stroll (Aston Martin)
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta