Norris fitoi Sprint-in në Sao Paulo, Verstappen penalizohet
McLaren vendosi këmbimin e makinave në krye të garës duke i dhënë mundësi Lando Norris të merrte fitoren e 1-rë këtë sezon në eventet Sprint, në “Sao Paulo Grand Prix”.
Në këtë mënyrë britaniku la pas Oscar Piastri-in që pas “pole positions” bëri një start perfekt Max Verstappen u përpoq shumë deri në parakalimin e Charles Leclerc për vendin e 3. Mirëpo 24 xhirot u mbyllën me një tjetër penalitet prej 5 sekondash për pilotin e Red Bull që shkeli rregullat e “Virtual Safety Car” dhe u dënua me 5 sekonda duke zbritur në vendin e 4.

Vendim që e ktheu Charles Leclerc në podium ndërsa Carlos Sainz u vendos në vendin e 5 përpara Mercedes-it të George Russell dhe Alpine të Pierre Gasly. Zonën e pikëve e mbylli Sergio Perez.
Në start u pa se 20 pilotët kishin zgjedhur të garonin me gomat e mesme që kishin përdorur në “Sprint Qualifying” ndërsa Pierre Gasly dhe Liam Lawson kishin goma të reja. Në përfundim të 100 xhirove, Norris ngushtoi diferencën në klasifikimin e pilotëve në 44 pikë ndërsa McLaren rriti diferencën në 34 pikë ndaj Ferrarit në klasifikimin e konstruktorëve.

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë