Hetimi për të dhënat personale, SPAK kërkon materialet, gazetarët refuzojnë t’i dorëzojnë

19 Prill 2021 | 12:54

Për të hetuar keqpërdorimin e të dhënave personale, nëpërmjet një vendimi të Gjykatës së Posaçme, SPAK kërkon që t’i dorëzohet i gjithë materiali me këto të dhëna nga portali Lapsi.al.

Në mbrojtje të burimit, drejtues të Lapsi nuk pranuan të jepnin të dhënat, ndërkohë SPAK e ka parë të nevojshme posedimin e saj, për hetimet që po kryhen.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha SPAK i ka hapur rrugë tashmë, sekuestrimit të materialeve.

“Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e portalit do ta dorëzojnë vetë këtë database, apo do të jenë oficer të Policisë Gjyqësore së bashku me ekspertë të IT-së të cilët, në fakt, që në fillim të hetimit janë marrë dhe janë kontraktuar nga SPAK, që do të shkojnë në zyrat e portalit Lapsi.al për të sekuestruar dhe marrë në dorëzim këtë database,” – u shpreh Ferhati.

Gazetari tha se SPAK i është drejtuar me një kërkesë edhe AKEP-it, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për të bërë të mundur mbylljen e faqeve ku ishin ekspozuar këto të dhëna online.

Sipas burimeve të Euronews Albania, AKEP ka mundur të mbyllë një faqe ku qytetarët aksesonin të dhënat dhe merrnin vesh emrin e patronazhistit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026