I dënuar me 17 vite burg për grabitje, Neim Avdulaj futet në regjimin 41-Biss
Neim Avdulaj i dënuar me 17 vite burg për grabitje bankash është futur në regjimin e veçuar 41Biss për një vit.
Avdulaj është ish-komando, pjesë e grupit qe grabisnin makinat e policive private per transportimin e parave.
Njoftimi:
Shtetasi i dënuar Neim Avdulaj është futur në regjimin e veçuar për një 1 (një) vit pranë IEVP Peqin. Vendimi është marrë në kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, duke u bazuar në dënimin e tij prej 17 vite e 4 muaj burgim.
Avdulaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.03.2019, i cili u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 20, datë 12.07.2021. Ai është shpallur fajtor për veprat penale të mëposhtme:
-“Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit,” kryer në mënyrë të përsëritur, në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.”
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme