“E kërcënuan, mos e mbyll gjyqin…”, flet nëna e 43-vjeçarit të akuzuar për abuzim

7 Nëntor 2024 | 16:50

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Maliq, një e mitur 16 vjeçare ka deklaruar në polici se 43-vjeçari Edison Sheme prej 4 vitesh e ka abuzuar atë seksualisht.

Pas deklaratës së bërë në polici, sheme është shpallur në kërkim. Ndërkohë nëna e tij ka folur për korrespondentin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi duke thënë se nuk ka mundësi që djali i saj, baba i 4 fëmijëve të ketë kryer një akt të tillë.

Sipas saj denoncimi është bërë për punë inati, ndërsa ka deklaruar se ai edhe më herët është kërcënuar.

“Jam nëna e tij. Kur paskërka 4 vite me atë fëmijë, deri më sot çfarë beri nëna e babai i saj? 4 vite, unë te kem vajzën time e për 4 vite të hesht e të dal tani, nuk e di si e kanë bërë punën, inati. Djali nuk e ka kryer këtë veprim. Djali gjithë ditën në punë, me fëmijët, me shtëpi, puntor sa s’ka ku të shkojë më. E shihni gjendjen, krahët e tij e kanë bërë. Nuk e bënte gjithë këtë po te ishte e asaj rruge. Nuk kemi lidhje me ta, fshatare, i ati vinte rregullonte zetorin në puna e djalit. Nuk kemi hyrje dalje në shtëpi. As me kane ardhur e as u kam shkuar.

Ah mor bir ta dish çfarë ka. Kjo gënjeshtër është bllok me gjithë fshatin Sheqeras. Ka patur sherr me kryeplakun, pse nuk u bë para 4 vitesh, por pardje që kishte gjyqin me kryeplakun e fshatit? Një kërcënim i ka bërë djalit. Djali im është kërcënuar. Mos e mbyll gjyqin se do ta shohësh. Djalin nuk e di ku është. E çova në gjyq, nuk di gjë. Erdhi policia e kërkonte, një sqarim kemi thanë. As me sqaruan gjë fare. Nuk kam folur unë me familjen, foli djali tjetër, i ati ka thënë se nuk di gjë por e ka marrë në dorë çupa e madhe dhe gruaja. Kjo grua kur thotë 4 vite, sot e gjeti? Pardje e gjeti në gjyqin me kryeplakun? Ja një vit, dy tre. Ku ishte kjo nënë?” tha nëna e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026