Rezultate interesante në Europa League: Lazio e pandalshme, “bie” Tottenham
E enjtja solli rezultate interesante në Europa League, me disa skuadra që treguan forcën e tyre. Lazio arriti fitoren e katërt në 4 ndeshje të luajtura, duke mposhtur Porton në shtëpi. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 pas golave të Romagnolit dhe Pedros, ndërsa për portugezët shënoi Eustaquio. Lazio numëron 12 pikë në këtë garë, ku ka pësuar vetëm 2 gola në 4 ndeshje.
Fitorja e parë për Manchester United në Europa League erdhi në ndeshjen e katërt, ku kundërshtar ishte PAOK-u. Dopieta e Diallos i dha 3 pikët “djajve të kuq,” të cilët shumë shpejt do të vihen nën urdhrat e Ruben Amorimit. Një surprizë ishte triumfi i Galatasarayt ndaj Tottenhamit, në një sfidë interesante që prodhoi 5 gola. Akgün dhe dygolëshi i Osimhenit shënuan për kampionët e Turqisë, ndërsa për londinezët realizuan Lankshear dhe Solanke. Tottenham luajti me 1 lojtar më pak për 30 minuta, pasi autori i golit të parë u ndëshkua me karton të kuq.
Në renditjen e përgjithshme, udhëheq Lazio me 12 pikë, e ndjekur nga Ajax, Galatasaray, Frankfurt, Anderlecht dhe Bilbao me nga 10 pikë, ndërsa në vendin e fundit qëndron Dynamo Kiev.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar