Vjeshtë “e artë” në muzeun e Onufrit, turistët “pushtojnë” Beratin
Numri i turistëve në qytetin e Beratit ka kaluar pritshmëritë, duke shënuar një rritje me 30% krahasuar me një vit më parë. Janë kryesisht turistë polakë dhe spanjollë që po zgjedhin qytetin e një mbi një dritareve edhe gjatë vjeshtës.
Berati vijon të ketë një numër të lartë turistësh, edhe pse jemi në ditët e para të nëntorit. Atraksioni që po tërheq me dhjetëra turistë në vjeshtë është muzeu i Onufrit, i cili regjistron një rritje me 30% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas Arjan Shkëmbit, specialist pranë qendrës muzeore, numri i turistëve në muzeun e Onufrit do vijojë të rritet.
Edhe përgjatë këtij viti, Berati u vizitua më së shumti nga turistët polakë dhe spanjollë.
Sipas statistikave të Bashkisë së Beratit dhe zyrave turistike, numri i vizitorëve në qytetin e një mbi një dritareve gjatë periudhës janar-tetor është rreth 900 mijë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ngjarje e rëndë në SHBA, shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve
- Çelet ekspozita “Mangalem”, Pashk Përvathi zbulon lidhjen e hershme me Beratin
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 18:24 Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)
- 18:18 Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit
- 17:59 Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin
- 17:52 FIFA në hapat e Super Bowl, zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e Kupës së Botës
- 17:42 Përmbytjet në Misuri, 200 persona të një kampi veror transportohen me helikopter në vende të sigurta
- 17:28 Apple padit OpenAI: Fitoi akses në të dhëna konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve