“Përrallëtarët e gjuhës shqipe”, libri i Ardian Vehbiut në mbrojtje të albanologjisë
Një përgjigje e arsyetuar ndaj të gjithë atyre që duan të rrëzojnë traditën albanologjike dhe rezultatet e studimeve serioze për gjuhën shqipe dhe historinë e saj.
Pikërisht këtë kërkon të jap libri “Përrallëtarët e gjuhës shqipe” I autorit Ardian Vehbiu I cili u promovua në Akademinë e Shkencave.
Sipas autorit, libri “Përrallëtarët e gjuhës shqipe” vjen në rrjedhën e debatit për origjinën e gjuhës shqipe dhe është menduar si një përpjekje për të kundërshtuar, sistematikisht, denigrimin e albanologjisë nga alternativët, amatorët dhe demagogët.
Libri i merr me radhë të gjithë autorët e sotëm që duan të merren me origjinën e gjuhës shqipe dhe të vetë shqiptarëve, duke i njohur lexuesit edhe ku e kanë burimin fillestar këto hipoteza dhe si kanë ardhur deri në ditët tona të ambalazhuara me slogane kombëtariste.
Libri “Përrallëtarët e gjuhës shqipe” është një ese monografike, botim i 2024-ës.
Autori i tij, Ardian Vehbiu është diplomuar në Tiranë për gjuhë-letërsi shqipe në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, dhe ka punuar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave, si dhe në Institutin Oriental të Napolit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës