Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas për vdekje 62-vjeçaren

8 Nëntor 2024 | 20:51

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë.

Në afërsi të fshatit Humelicë një automjet ka goditur për vdekje një grua rreth 60 vjeç, e cila po ecte si këmbësore në këtë pjesë të rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa është shoqëruar drejtuesi i automjetit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50 në aksin rrugor “Gjirokastër – Tepelenë”, në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026