“Drejtësi për 8-vjeçarin”, banorët protestojnë në vendin ku humbi jetën Enio Tabaku
Pas ndarjes nga jeta të vogëlushit 8 vjeçar Enio Tabaku, familjarë dhe banorë të fshatit Pajovë në Peqin janë ngritur ditën e sotme në një protestë paqësore dhe kërkonin, respektimin e rregullave të qarkullimit. Babai i Enios teksa zëri i dridhet kërkon drejtësi, jo vetëm për djalin e tij por të mbrohen edhe fëmijët e tjerë.
“Duam që ata që na e vranë kërkojmë nga shteti të kalben në burg”,-tha babai i 8-vjeçarit.
Pranë vendit ku humbi jetën i mituri 8 vjeç u mblodhën qindra protestues të gjitha grupmoshave. Përmes thirrjeve “Mos na vrisni”, ata kërkuan që shteti të marrë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten.
Pjesë e protestës ishin edhe bashkëmoshatarët e 8-vjeçarit që mbeti viktimë e aksidentit.
“Vijnë makinat pik plumbi tek shkolla jonë, dhe ne kemi frikë që të kalojmë rrugën. Unë sugjeroj që këtu të vihen trotuare dhe semaforë dhe vija të bardha për këmbësoret. Unë kam frikë shumë sepse kur vjen ndonjë makinë mund të na shtypë dhe ne vdesim”, tha një nga djemtë.
“Për të gjithë fëmijët, për të gjithë njerëzit vetëm drejtësi. Unë kam 35 vjet këtu dhe nuk i numëroj dot sa aksidente janë bërë këtu, të mëdhenj e të vegjël. Na dridhet mishi, nuk mund të kalojmë më në këtë vend, na duket si hije e zezë”,-tha një protestues.
“Ne kërkojmë drejtësi, ne kërkojmë që ne qendër të Pajovës të vihen trotuare, te ulet shpejtësia. Këtu është 30 km, ata ecin me 100 e kusur se s’ka kontroll policia nuk rri këtu rri ne vend tjetër. Këtu duhen vene tableta, duhet te këtë kontrolle mos ketë me shume se 20km ne orë”,-tha një tjetër protestues.
“I bëjmë thirrje qeverisë që të vej ligje më të forta për shoferet, se këtu ka ndodh kushedi sesa aksidente. Shteti duhet të vendos ligjin këtu, vrave vër trekëndëshin këtu vrite”,-tha protestuesi.
“Ne kërkojmë te vihen bordura, autoritetet te marrin masa për këtë pjesë të mos vritet me fëmi. Fëmija im duhet të dalë nesër pasnesër prap në rrugë, duhet të ketë trotuarë ne te dyja anësoret, te ketë ndriçim. Shumë frik kam fëmijën tim së lej dot me vetëm,”-tha qytetari.
Ky nuk është rasti i pare që ky aks rrugor përgjaket nga aksidentet. Ndonëse një zonë e banuar, ku ndodhet edhe shkolla dhe shumë biznese ushtrojnë aktivitetin e tyre, drejtuesit e mjeteve abuzojnë me shpejtësinë.
8-vjeçari po qëndronte në anë të rrugës në trotuar, kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me një automjet tip “Audi” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një prej makinave përfundoi jashtë rruge, duke e përplasur për vdekje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta