English

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO rrit dënimin për Lefter Kokën e Alqi Bllakon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO rrit dënimin për Lefter Kokën e Alqi Bllakon. Apeli i shpalli fajtor dhe për shpërdorim detyre, vepër për të cilën nga shkalla e parë kishin marrë pafajësi.

- Advertisement -

Kujtojmë se në Gjykatën e Shkallës së Parë Lefter Koka ishte dënuar me 5.8 vite me gjykim të shkurtuar, ndërsa sot Apeli vendosi 6 vite e 8 muaj heqje lirie.

Bllako në shkallën e parë u quajt i pafajshëm, Apeli më pas vendosi 2.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Për të pandehurit e tjerë u la në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Vendimet janë si më poshtë:

  • Klodian Zoto – 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8
  • Mirel Mërtiti -10 vite, gjykim i shkurtuar 6.8
  • Stela Gugallja- 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8
  • Pëllumb Abeshi- 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
  • Bardhyl Cabiri- 2 vite
  • Jonida Zeqo- 4 vite, gjykim i shkurtuar 2.8
  • Serafin Papa- 1.4 burg

Njoftimi

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
  2. Në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri L.K. dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  3. Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.K. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
  5. Në bazë të nenit 406/1 të K.Pr.Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit A.B. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  6. Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal caktimin për të pandehurin A.B. të dënimit plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 (pesë) vjet.
  7. Në bazë të nenit 36/1, shkronjat (a), (b) dhe (ç) të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit edhe të pasurive si më poshtë:
    • “88. 19 %” (tetëdhjetë e tetë pikë nëntëmbëdhjetë përqind) e aksioneve në zotërim të të pandehurit L.K., në shoqërinë tregtare “***” sh.a, me Nipt ***, me seli në ***, që iu korespondon vlera prej 244,442,972 (dyqind e dyzetë e katër milion e katërqind e dyzetë e dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.
    • Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në Durrës;
    • Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 197, e llojit Njësi, me sipërfaqe 206 m².
    • Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 124, e llojit Njësi, me sipërfaqe 68 m².
    • Pasuria e paluajtshme me nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 238, e llojit Njësi, me sipërfaqe 22,8 m².
    • Shoqëria tregtare “***” sh.p.k, me Nipt ***, me seli në ***, duke përfshirë edhe pasuritë e paluajtshme të kësaj shoqërie:
      1. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi ***, faqe 29, e llojit apartament, me sipërfaqe 82 m².
      2. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 33, e llojit apartament, me sipërfaqe 110 m².
  • Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 31, e llojit apartament, me sipërfaqe 87 m².
  1. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 37, e llojit apartament, me sipërfaqe 84 m².
  2. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 39, e llojit apartament, me sipërfaqe 81 m².
  3. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 40, e llojit apartament, me sipërfaqe 116 m².
  • Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 41, e llojit apartament, me sipërfaqe 94 m².
  • Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr. ***, volumi ***, faqe 42, e llojit apartament, me sipërfaqe 135 m².
  1. Pasuria e paluajtshme nr.***, zona kadastrale nr.***, volumi 85, faqe 59, e llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m².

Bazuar në nenin 420 pika 1 shkronja (ç) të Kodit të Procedurës Penale mospranimin e ankimit të paraqitur nga e pandehura J.Z.

Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel ju ngarkohen solidarisht të pandehurve apelues.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?