Organizoi planin për vrasjen e dy të “fortëve” në Vlorë, ekstradohet 47-vjeçari
Leonard Luzi, i njohur edhe me mbiemrin Sejno, u ekstradua nga Spanja nën masa të rrepta sigurie, në kuadër të operacionit të koduar “Rekrutuesi”. 47-vjeçari, i njohur me pseudonimin “Nard Çami” apo “Daku”, u arrestua pasi gjykata e posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” pas kërkesës së SPAK, duke e akuzuar për organizimin dhe porositjen e vrasjeve të dy shtetasve të njohur, Inez Hajrulla, i njohur si “Sakati”, dhe Ervis Matodashaj, i njohur si “Qorri”.
Luzi akuzohet për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Për realizimin e vrasjeve, ishte ofruar një shumë prej 500 mijë eurosh, ndërkohë që Amarildo Nikolli, i cili kishte marrë porosinë, u arrestua duke mbajtur një pistoletë me silenciator dhe fishek në fole, gati për qitje. Si pjesë e grupit të organizuar, SPAK ka akuzuar edhe Muharrem Koroveshin dhe Erio Zejnon. Megjithatë, nga deklaratat e Amarildo Nikollit, SPAK dyshon se janë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët strehohen në Dubai.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.