Berisha: Drejtor policie në Tiranë do të emërohet banditi që zvarriti Ilir Metën

9 Nëntor 2024 | 12:58

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë një bashkëbisedim online me qytetarët që e ndjekin në rrjete sociale, ku ndër të tjera bëri një denoncim të fortë.

Berisha deklaroi se në krye të Drejtorisë së Policisë së Tiranës do të emërohet një ndër efektivët që mori pjesë në arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.

“Së pari, pa një qeveri teknike, Edi Rama, i cili ka kryer krime ndër më të rëndat, së bashku me familjarët e tij, nuk do pranojë kurrë të dorëzojë pushtetin.

Edi Rama bën gjithçka që të shtrëngojë radhët me persona të lidhur këmbë e krye me krimin, ndaj ai emëroi ministër të Brendshëm ushtarin e Troplinëve, emëroi ushtarin e Çelëve drejtor të përgjithshëm të policisë, po do emërojë këto ditë drejtor të Tiranës, narkobanditin që zvarriti Ilir Metën, ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e parlamentit në një akt të pashembullt as në diktatura, publikisht me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Dumanit.

Pra, jashtë çdo lloj dyshimi se kjo qeveri, se Edi Rama do largohet me votë apo me vullnetin e tij.

Atëherë mbetet zgjidhje e vetme krijimi i i qeverisë teknike.

A mund të krijohet? Absolutisht dhe kjo është në dorë të demokratëve.

Kur demokratët të angazhohen në një lëvizje të qëndrueshme, në bllokime të qëndrueshme, në protesta të qëndrueshme, në greva të qëndrueshme, Edi Rama nuk mund të rezistojë kurrë.

Nuk ka më forcë që të rezistojë.

Le të vijë ta nxjerrë Xhorxh Sorosin apo Aleksin sa të dojë tanimë, Edi Rama është i detyruar të firmosë qeverinë teknike dhe të hapë rrugën për rotacionin e pushtetit”, deklaroi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026