Salvini: Trump meriton çmimin Nobel për paqe po ndali luftën në Ukrainë
Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, ka deklaruar se Donald Trump duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqe nëse arrin të ndalë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se kjo do të sillte “një të ardhme më të qetë”.
Trump ka premtuar gjatë fushatës se do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, megjithëse nuk ka dhënë hollësi për mënyrën. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rusisë ka raportuar përmes agjencisë Interfax se Moska dhe Uashingtoni po shkëmbejnë sinjale për Ukrainën përmes kanaleve të mbyllura.
“Donald Trump duhet të marrë çmimin Nobel për Paqen nëse arrin t’i japë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës”, shkruan Salvini në “X”.
“Përveç shpëtimit të jetëve, kjo rezolutë do të na linte me një të ardhme më të qetë në krahasim me atë që demokratët na kanë lënë deri tani”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë