Porositi vrasjen e të fortëve në Vlorë, GJKKO jep masën e sigurisë për Leonard Luzin
GJKKO ka caktuar msën e sigurisë “Arrest me burg” për Leonard Luzin, personin i cili ditën e shtunë u ekstradua nga Spanja nën masa të rrepta sigurie, në kuadër të operacionit të koduar “Rekrutuesi”.
47-vjeçari, i njohur me pseudonimin “Nard Çami” apo “Daku”, u arrestua në Spanjë pasi gjykata e posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” pas kërkesës së SPAK, duke e akuzuar për organizimin dhe porositjen e vrasjeve të dy shtetasve të njohur, Inez Hajrulla, i njohur si “Sakati”, dhe Ervis Matodashaj, i njohur si “Qorri”.
Luzi akuzohet për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Për realizimin e vrasjeve, ishte ofruar një shumë prej 500 mijë eurosh, ndërkohë që Amarildo Nikolli, i cili kishte marrë porosinë, u arrestua duke mbajtur një pistoletë me silenciator dhe fishek në fole, gati për qitje. Si pjesë e grupit të organizuar, SPAK ka akuzuar edhe Muharrem Koroveshin dhe Erio Zejnon. Megjithatë, nga deklaratat e Amarildo Nikollit, SPAK dyshon se janë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët strehohen në Dubai.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh