Nga porti i ri te zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, investimet për vitin 2025

10 Nëntor 2024 | 13:48

Qeveria shqiptare planifikon të shpenzojë 1.6 miliardë euro për infrastrukturën në vitin 2025. Investimet do të përfshijnë zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, Korridorin 8, rindërtimin dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Sipas buxhetit për vitin 2025, investimet publike në infrastrukturë, rrugë, hekurudha dhe programe të tjera, do të marrin një vëmendje të shtuar, me një rritje prej 100 milionë eurosh në krahasim me vitin aktual. Brenda kësaj shume përfshihet edhe fondi për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019, pasi procesi për zëvendësimin e banesave të dëmtuara ende nuk ka përfunduar.

Totali i shpenzimeve parashikohet të arrijë në 6.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke shënuar një nivel rekord krahasuar me vitet e kaluara.

Projektet që pritet të financohen nga ky buxhet përfshijnë zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe Elbasan-Qafë Thanë, fillimin e punimeve për bypass-in e Elbasanit dhe segmentin Elbasan-Lekaj. Po ashtu, planifikohet të nisë ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, i cili është një projekt afatgjatë dhe pritet të zgjasë përtej vitit 2025.

Në lidhje me kontratat e reja me partnerët publikë dhe privatë, në infrastrukturën rrugore pritet të financohen dy segmente të rëndësishme: Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026