VIDEO| Lojtari heq të mbathurat gjatë ndeshjes në Bilisht, përplasje fizike në fushë

11 Nëntor 2024 | 09:56

Pas golit të parë të bilishtarëve me Hasaj, tifozeria vendase nuk ka kursyer të sharat për ekipin beratas. Në këtë moment, Xhoel Vrapi, një nga lojtarët e Tomorit është drejtuar nga tribuna e ultrasve duke ulur të mbathurat, veprim që ka acaruar jo vetëm tifozerine, por edhe pankinën e skuadrës së Devollit

Në këtë moment gjyqtari i ndeshjes ka nxjerrë jashtë loje me kartonin e kuq lojtarin beratas, karton që ka acaruar së tepërmi pankinën e Tomorit të cilët në mënyrë masive janë “turrur” gjyqtarit të ndeshjes, i cili në çast u ka treguar kartonin e kuq trajnerit të ekipit mik Muxhaj dhe Drobonikut, njërit prej pjesëtarëve të stafit, kartona që e kanë acaruar së tepërmi atmosferën në stadium

Në kushte të tilla ndeshja është ndërprerë për minuta të tëra deri sa policia ka zbrazur tribunën e tifozerise përballë tribunës kryesore si dhe ka izoluar në dhomën e zhveshjes trajnerin, lojtarin dhe pjesëtarin e stafit të nxjerrë me kartona të kuq.

Vetëm pasi janë ekzekutuar masat e gjyqtarit ndeshja ka rifilluar për t’u fituar nga Deovllinjte në rezultatin 2-1.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026