Sterilizimi/ Biznesmeni Rrapaj shoqërohet me pranga në duar të dëshmojë në komision
Biznesmeni Ilir Rrapaj, i përfshirë në skandalin e koncesionit të sterilizimit, është shoqëruar me pranga në duar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit për të dëshmuar para Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Rrapaj, i cili u arrestua më 16 gusht 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, akuzohet për abuzime me koncesionin e dhënë në vitin 2015 për shërbimet e sterilizimit në spitale, një kontratë me vlerë afërsisht 100 milionë euro.
Në ora 18:00, për të dëshmuar është thirrur edhe partneri italian i Rrapajt, Umbro Staccini, i cili përfaqëson kompanitë italiane partnere në projekt. Staccini dhe Rrapaj janë ortakët kryesorë të “SaniService,” bashkimi i kompanive që fitoi kontratën për shërbimet e sterilizimit nëpër spitale shqiptare.
Gjithashtu, këtë të hënë do të dëshmojë në komisionin hetimor dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, ish-drejtoresha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në kohën kur koncesioni u miratua. Denaj ka shprehur kundërshtime të forta ndaj çmimeve të larta të parashikuara në kontratë dhe ka paraqitur ankesa zyrtare.
Koncesioni i sterilizimit, një projekt 10-vjeçar i dhënë nga qeveria shqiptare për rreth 100 milionë euro, iu dha konsorciumit të drejtuar nga Rrapaj me kompaninë e tij “Investital LLC” në bashkëpunim me partnerët italianë. Ky projekt është kthyer në një objekt hetimi për abuzimet e dyshuara dhe përdorimin e fondeve publike për përfitime private.
Në lidhje me këtë rast, përveç biznesmenit Rrapaj, është arrestuar edhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i cili dyshohet se ka pasur rol në aprovimin dhe menaxhimin e kontratës së sterilizimit. Nën hetim për këtë koncesion është dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili është arrestuar nga SPAK për çështjen e akuzimit me fondet e SASPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër