“Frikë” nga rikthimi i Trump, BE rrit shpenzimet ushtarake

11 Nëntor 2024 | 14:48

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake, të nxitura nga konflikti Rusi-Ukrainë. Instituti Ndërkombëtar për Studimet Strategjike (INSS) vlerëson se shpenzimet janë 50 për qind më të larta se 10 vjet më parë, por për Unionin ende ka shumë punë për të bërë për të arritur fuqinë ushtarake të vendeve si Rusia.

Vendet evropiane kanë rritur shpenzimet ushtarake pas pushtimit rus të Ukrainës. Kështu ka njoftuar Instituti Ndërkombëtar për Studimet Strategjike, i cili megjithatë ka vënë në dukje se ende ka shumë për të bërë që vendet e BE-së të jenë në gjendje të përballen me fuqi të tjera si Rusia.

Raporti i Institutit u publikua në një kohë kur liderët evropianë dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s kanë diskutuar marrëdhënien ndër-atlantike në Budapest. Kjo ndodhi pas kërcënimeve të Donald Trump gjatë fushatës elektorale, i cili sugjeroi mundësinë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga angazhimet në NATO dhe ndërprerjen e ndihmave për Ukrainën, duke sjellë pasoja serioze për Evropën.

Raporti thotë se shpenzimet për mbrojtjen në vitin 2024 nga vendet anëtare të NATO-s kanë qenë 50 për qind më të larta se 10 vjet më parë. Por, një problem mbetet mungesa e stabilitetit financiar. INSS ka paralajmëruar gjithashtu se shumë ushtri evropiane vuajnë nga mungesa e personelit ushtarak, duke nënvizuar se forcat e armatosura kryesore të kontinentit të vjetër nuk kanë fuqinë e duhur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026