Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Antisocial, shton varfërinë e korrupsionin

11 Nëntor 2024 | 16:07

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me buxhetin 2025. përmes një postimi në Facebook Meta e cilëson buxhetin 2025 si më antisocialin që shton varfërinë dhe korrupsionin.

“Buxheti për vitin 2025, më antisociali, që shton varfërinë dhe korrupsionin.

1  Asnjë shtesë në fondin e pagave për politika të reja pagash. Zero fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve.

2️. Pensionistët do të diskriminohen më tej me këtë buxhet. Fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm 1.6 miliard lekë ose rritje me 0.9% të fondit total të sigurimeve shoqërore.

Kjo do të thotë se pensionet nuk do të rriten as 1% kur vetëm niveli i inflacionit i parashikuar për vitin 2025 është 3%.

3️. Jo vetëm zero rritje, por edhe ulje të fondeve të kujdesit social përfshi dhe për familjet në ndihmë ekonomike që jetojnë në varfëri të tejskashme. Nga 26,1 miliard lekë në vitin 2024, në 23,7 miliard lekë në vitin 2025.

4️. Zero fond shtesë për kategorinë e të papunëve, ndërkohë numri i të papunëve rritet.

5️. Zero fonde për shtresat në nevojë.

Pra e gjithë rritja ekonomike që është kontribut i të gjithë qytetarëve dhe taksapaguesve do të shkojë për investimet publike korruptive me kosto shumë herë mbi realen për të rritur korrupsionin.

Po kështu rritja ekonomike do të shkojë për projektet PPP me mbështetje buxhetore për të vjedhur qytetarët, si dhe do shkojë për të rritur shpenzimet administrative të luksit.

Gjithashtu edhe për të rritur shpenzimet marramendëse të shërbimit të borxhit publik që është një barrë për brezat e sotëm e të ardhshëm, që paguajnë për korrupsionin skizofrenik të Edi Ramës dhe “Rilindjes””, shprehet Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026