Paralajmërimi i fortë i Karamuços: Do kemi gjyqtarë dhe prokurorë prapa hekurave
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në një intervistë për Euronews Albania se në dorën e SPAK ka aktualisht disa dosje të rëndësishme ku përmenden edhe emra gjyqtarësh dhe prokurorësh.
Karamuço u shpreh se nëse nga transkriptimet e përgjimeve në SKY ECC vërtetohet implikimi i këtyre personave në ngjarje shumë të rënda kriminale, do ketë gjyqtarë dhe prokurorë prapa hekurave.
“SPAK ka disa kohë që po ecin me hetime, ka disa që priten masa arresti, do presim në vijim, kjo është punë surprizë dhe priten emra dhe nga krimi i organizuar dhe politikanë. Ka shumë informacione që qarkullojnë por këto duhen konkretizuar nga organi i akuzës. Në një nga këto dosje janë përmendur shumë gjyqtarë dhe prokurorë dhe ka pasur informacione që nëse do të vërtetohet çfarë është shkruar në transkriptet e SKY ECC do kemi edhe gjyqtarë e prokurorë prapa hekurave. Flasim për vepra të rënda në atë dosje, ku kemi me masë një përfaqësues të prokurorisë”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta