Kush është ish-ushtaraku që Trump do emërojë si këshilltar të sigurisë

12 Nëntor 2024 | 11:54

Presidenti Donald Trump ka zgjedhur Mike Waltz, një republikan dhe veteran ushtarak, si këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, sipas mediave amerikane.

Waltz, 50 vjeç, është një mbështetës i hershëm i Trump dhe u rizgjodh në Kongres javën e kaluar.

Ai pritet të emërohet në pozicionin e rëndësishëm që kërkon identifikimin dhe përballimin e kërcënimeve ndaj SHBA-së, sa i takon çështjeve të sigurisë.

Ky emërim nuk kërkon miratimin e Senatit.

Waltz është një veteran ushtarak i dekoruar si “Beretë e Gjelbër” dhe ka shërbyer në Afganistan, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ai ka dokumentuar përvojat e tij ushtarake gjatë administratës së Xhorxh Ë. Bush në librin e tij Diplomati Luftëtar: Betejat e një Berete të Gjelbër nga Uashingtoni në Afganistan.

Një mbështetës i politikave të ashpra ndaj Kinës, Waltz ka argumentuar se SHBA-të duhet të bëjnë më shumë për t’u përgatitur për mundësinë e një konflikti në Paqësor. Ai gjithashtu ka mbështetur mbajtjen e ndihmës për Ukrainën, por ka sugjeruar një rivlerësim të shpenzimeve të SHBA-së për këtë qëllim. Waltz ka thënë gjithashtu se aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen, por nuk ka mbështetur sugjerimet e Trump që SHBA të largohet nga aleanca.

Që nga tërheqja nga Afganistani në vitin 2021, Waltz ka kritikuar shpesh presidentin Joe Biden dhe Shtëpinë e Bardhë. Ai do të bëhet anëtari i dytë i Kongresit që do të shërbejë në administratën e ardhshme të Trump, duke u detyruar të japë dorëheqjen nga posti në Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo mund të ndikojë në shumicën e ngushtë të mundshme të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, duke shkurtuar një votë derisa të emërohet një zëvendësues.

Waltz do të ishte këshilltari i pestë i sigurisë kombëtare nën Presidencën Trump, i cili katër emëruar katër të tjerë gjatë mandatit të tij të parë. Trump ka shkarkuar tre nga ata: Michael Flynn, HR McMaster dhe John Bolton, i cili ka bërë fushatë aktive kundër Trump në zgjedhjet e 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026