SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon, sa vite burg kërkon prokuroria

12 Nëntor 2024 | 15:37

SPAK ka dhënë këtë të martë pretencën për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, kërkoi dënimin me 4 vite burg për ish-kryebashkiakun. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, Dakos do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 2.8 vite.

Aktualisht, ish-zyrtari i lartë, që është nën masën e arrestit shtëpiak, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste: me dhënien e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014 dhe për shpërdorim detyre në tenderin e supervizimit të promenadës për vijën bregdetare, me vlerë rreth 200 mijë euro.

Dako u arrestua në qershor të vitit 2023, por pas tetë muajsh u lirua në arrest shtëpie në shkurt të këtij viti për shkak të kalimit të afateve.

Për të njëjtën çështje, SPAK ka kërkuar dënimet e mëposhtme për të pandehurit e tjerë:

  • Fatmir Ejupi, ish-topograf, akuzohet për falsifikim dokumentash dhe kërkohet dënimi me 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi do të ulet në 2 vite burg.
  • Ndërtuesi Fiqiri Farruku, gjithashtu për falsifikim dokumentash, kërkohet dënimi me 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi do të ulet në 2 vite burg, por burgimi pezullohet dhe vendoset 4 vite shërbim prove.
  • Adrian Bullu, i akuzuar për falsifikim dokumentash, kërkohet dënimi me 3 vite burg. Po ashtu, me gjykim të shkurtuar, dënimi do të ulet në 2 vite burg, por burgimi pezullohet dhe vendoset shërbimi prove.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026