I zhdukur prej dy ditësh, gjendet nga policia e Tiranës 15-vjeçari

12 Nëntor 2024 | 17:33

Një 15-vjeçar nga Postriba në Shkodër i cili prej dy ditësh humbi kontaktet me familjen, është gjetur nga policia e Tiranës.

Babai i të miturit Agim Bibaj bëri denoncimin në polici dhe kërkoi ndihmën e njerëzve për gjetjen e tij, ndërsa pasditen e së martës ai lajmëroi se i biri është gjetur në Tiranë dhe është shëndoshë e mirë.

Bibaj tregoi se i biri 15 vjeçar ishte nisur në mëngjes për në shkollë të hënën por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur.

Që nga ai moment nuk kishte shkuar në shtëpi gjë e cila ka alarmuar familjen e tij. Babai kishte bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026