Apeli i GJKKO jep dënimin për Laert Haxhiun, autorin e masakrës së Lushnjës

13 Nëntor 2024 | 11:44

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhiun.

Haxhiu ishte shpallur fajtor për atë që njihet si “masakra e Lushnjës”, e cila përfundoi me vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.

Në seancën e zhvilluar, avokati mbrojtës i Haxhiut, Detar Hysi, kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe rigjykimin e çështjes me një trup gjykues të ri, duke insistuar se klienti i tij ishte i pafajshëm.

Nga ana tjetër, prokurori Altin Dumani mbështeti vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi lënien në fuqi të dënimit me burg përjetshëm, duke theksuar se provat ishin të mjaftueshme për të dënuar Haxhiun. Ai po ashtu bëri të qartë se ekzistenca e një grupi kriminal të strukturuar ishte provuar, dhe se vrasjet ishin kryer si pasojë e një konflikti mes Haxhiut dhe kundërshtarit të tij, Xhuljo Shkurti.

Sipas SPAK shënjestër e “masakrës së Lushnjës” ishte nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti që i shpëtoi plumbave. Më herët për të njëjtën ngjerje janë dënuar me burg për jetë edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkëpunetorët e ngushtë të Haxhiut.

Laert Haxhiu rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ai është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjës për një tjetër atentat ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Në fund, GJKKO vendosi të lërë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhiin, duke konfirmuar se provat ishin të mjaftueshme për të vërtetuar fajesinë e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026