Mbahet seanca për Laert Haxhiun, kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm
Në Apelin e Posaçëm është mbajtur këtë të premte, seanca për Laert Haxhiun, të dënuarin me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”.
Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë, që e dënoi atë me burgim të përjetshëm në mungesë për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.
E pranishme në sallë është prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa për herë të parë në këtë seancë merr pjesë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjithashtu, gjyqi ndiqet nga babai i Haxhiut.
Përmes avokatit të tij, Detar Hysi, Laert Haxhiu ka kërkuar që prokurorja Doloreza Musabelli të hiqet nga çështja, për shkak të një konflikti interesi. Ky konflikt ndërlidhet me deklaratën e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka shprehur se do të vrasë prokuroren që po merret me këtë rast. Si pasojë, Komisioni i Posaçëm ka vendosur të forcojë masat e sigurisë.
Gjykata e Posaçme e dënoi me burg për jetë Laert Haxhiun në prill të vitit 2024. Ai u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në Lushnjë në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosën dy të tjerë.
Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje