Kina zhvillon stërvitje ushtarake afër Filipineve

13 Nëntor 2024 | 13:48

Kina ka mbajtur stërvitje detare dhe ajrore më 13 nëntor afër Cekëtinës të kontestuar Skarboro, një zonë e pabanuar me shkëmbinj nënujorë, që është marrë nga Filipinet në Detin Jugor të Kinës.

Ditë më parë, Kina publikoi vija të reja për këtë pjesë, përfshirë edhe koordinata gjeografike.

Tensionet mes Kinës dhe Filipineve janë rritur lidhur me pretendimet për Cekëtinën e Skarboros dhe pjesëve të tjera në Detin Jugor të Kinës. Në këto zona ka pasur edhe përleshje, pasi Rojet Bregdetare të Kinës kanë hedhur topa me ujë në drejtim të anijeve të Filipinneve.

“Ky është një aktivitet patrullues që u krye nga trupat detare, në bazë të ligjit”, tha komanda qendrore e ushtrisë kineze përmes një deklarate.

Kina mori këtë cekëtinë, që gjendet në perëndim të ishullit Luzon të Filipineve, më 2012 dhe që atëherë nuk lejon që peshkatarët e Filipineve të peshkojnë në atë zonë. Më 2016, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit gjeti se shumica e pretendimeve të Kinës për Detin Jugor të Kinës ishin të paqëndrueshme, por Pekini ka refuzuar që ta respektojë këtë vendim.

Departamenti për Punë të Jashtme i Filipineve ka ftuar në bisedë ambasadorin kinez në Manila për të protestuar përkufizimin e ri të territorit të bërë nga Kina përreth cekëtinës.

Filipinet thanë se vijat e reja gjenden brenda territorit të shtetit dhe shkelin ligjin ndërkombëtar, veçmas Konventën e Kombeve të Bashkuara për ligjin për dete dhe vendimin e Arbitrazhit të vitit 2016.

Javën e kaluar, presidenti filipinas, Ferdinand Marcos Jr, nënshkroi dy ligj për të riafirmuar territoret e shtetit dhe të drejtën për qasje në burime natyrore, përfshirë në Detin Jugor të Kinës, vendim që zemëroi Kinën.

Kina pretendon se i gjithë ky det i përket asaj, por pretendime territoriale për të kanë edhe Filipinet, Vietnami, Indonezia dhe qeveri të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026