2 të vrarë me armë zjarri në Kosovë

13 Nëntor 2024 | 18:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Klinës në Kosovë, ku 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë.

Ka qenë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka konfirmuar rastin.

Gashi ka deklaruar se policia u njoftua rreth orës 17:15 për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokali të qytetit.

“Gjatë operacionit, mjeku kujdestar ka konstatuar se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim të mëtejshëm”, tha Gashi.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se personi i dytë ka humbur jetën pak orë më vonë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Ai theksoi se momentalisht organet e drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit tragjik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026