FSK tregon “dhëmbët”, ushtria e Kosovës demonstron forcën në terren
Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të ushtrimit fushor ”Ujku i Çeliktë”, ka organizuar Ditën e Vizitorëve dhe me këtë rast u demonstruan edhe disa operacione ushtarake. Kjo stërvitje u mbajt në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë ku të pranishëm ishin edhe liderët politikë të vendit.
“Nëpërmjet manovrave sulmuese, fortifikimeve mbrojtëse dhe operacioneve të stabilitetit ju dëshmuat sot përkushtimin dhe gatishmërinë për mbrojtjen e territorit të Kosovës në çdo cep. ‘Ujku i Çeliktë’, personifikon instinktin e mprehtë dhe guximin e pa epur të secilit prej jush”, tha presidentja Vjosa Osmani.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti, para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se më ushtrimin e kryer u tregua se Kosova po bëhet gati me zell të madh për ‘Defender 2025’, ushtrim ky prej te cilit ishte përjashtuar në 2023.
“Ky ushtrim na tregoi se FSK është mburojë e vendit tonë, por edhe një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë rajonale për aleatët e Kosovës. Jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta. Për ushtrim e në ushtrimin më të madh të NATO-së “Defender Europe 2025” kësaj radhe jo vetëm si pjesëmarrës, por edhe si nikoqir dëshmuam se po bëhemi gati me zell të madh e disiplinë të madhe”, u shpreh Kurti.
Në Ditën e Vizitorëve të realizuar në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”, u ekspozuan edhe disa pajisje ushtarake të cilat i inspektoi nga afër komandantja supreme, Vjosa Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë