Sulmi me thikë ndaj 4 personave në mes të rrugës në Kosovë, shkak përkatësie etnike
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar që Gjykata Themelore të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.I., për sulmin me thikë ndaj katër personave, në një rast që dyshohet të jetë motivuar nga përkatësia etnike. Incidenti ndodhi më 11 nëntor 2024, në qytetin e Ferizajt, ku sulmuesi goditi disa persona në rrugë, të gjithë pjesëtarë të komunitetit RAE, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët
Sipas Prokurorisë, rreth orës 15:30, në rrugën “Rifat Berisha”, i pandehuri sulmoi dy të mitura që po ecnin në rrugë. Ai përdori një thikë kuzhine të markës “Berlinger House” për t’i goditur disa herë në pjesën e shpatullave, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Po atë ditë, rreth orës 15:05, në rrugën “Enver Topalli”, i pandehuri gjithashtu sulmoi një tjetër anëtar të komunitetit RAE, N.M., teksa po hynte në kafiterinë “Verona”. Sulmi u krye me të njëjtën thikë, duke i shkaktuar viktimës lëndime serioze në kokë, fyt dhe fytyrë.
Më vonë, rreth orës 15:53, një tjetër sulm ndodhi në rrugën “Halim Spahiu”, ku i pandehuri sulmoi E.A., pjesëtar i komunitetit RAE, duke e goditur nga pas në shpatulla. Edhe ky viktimë pësoi lëndime të rënda trupore.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se sulmuesi akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së rëndë në tentativë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dy nga të lënduarit, një vajzë 10-vjeçare dhe një burrë 29-vjeçar, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa gjendja e tyre është e qëndrueshme, lëndimet mbeten serioze dhe përbëjnë ende rrezik për jetën e tyre.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari, një 59-vjeçar me inicialet E.S., u arrestua pas sulmit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë