VIDEO| Aksident i rëndë në Pogradec, makinat përplasen “kokë më kokë”

14 Nëntor 2024 | 16:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Udenisht.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën kokë me koke duke lënë të plagosur 3 persona.

Policia përmes një njoftimi bëri me dije se janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Xh. me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin O. Xh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e  automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Seat”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026