Aksident i rëndë në rrugën Tepelenë-Fier! Humbin jetën dy persona, dy të plagosur

14 Nëntor 2024 | 07:41

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Tepelenë-Fier.

Një automjet autobot që drejtohej nga Sazan Arapi ka përplasur një automjet tip Ford që drejtohej nga Vangjel Ajdini.

Burime paraprake nga policia e Fierit pohojnë se nga përplasja e mjeteve kanë gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Ford Vangjel Ajdini dhe gruaja e tij Marga Ajdini. Ndërkohë të plagosur në spitalin rajonal Fier që janë duke marr ndihmën mjekësore, por janë jashtë rrezikut për jetën sazan Arapi dhe gruaja e tij Arjanisa Arapi.

“Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..

Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).

Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026