Efektivja e dehur në Korçë shkakton aksident, arrestohet nga kolegët
13 Nëntor 2024 |
11:27
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjëse të policisë nga Komisariati i Korçës, e cila shërben në sektorin e policisë së rendit.
Sipas burimeve pranë AMP, shtetasja L.L., në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga duke shkaktuar një aksident dhe është përplasur me një shtyllë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Me të mbërritur në vendngjarje policia ka kryer procedurat e nevojshme, dhe gjatë hetimeve u zbulua se punonjësja e policisë, jashtë shërbimit dhe me mjetin e saj privat, ishte në gjendje të dehur, me një nivel alkooli mbi normat e lejuara.
Kolegët e efektives kanë bërë të mundur arrestimin e saj, ndërkohë që materialet u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident me vdekje në aksin Milot-Morinë: Humb jetën 57-vjeçari, arrestohet shoferi
- Aksident në Bulqizë| Makina përplaset me kolonën, plagoset rëndë shoferi
Lajme të Sugjeruara
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia