Tensione në Berat, fugoni me ushqime nga Rezervat e Shtetit bllokohet nga PD

19 Prill 2021 | 23:14

Gjashtë ditë  para zgjedhjeve, edhe në Berat ka tensione. Gjatë mbrëmjes së të hënës, një furgon me mallra ushqimorë me kuti të ambalazhuara me logon e Rezervave të Shtetit, është ndaluar në rruge nga kandidati demokrat Tomor Alizoti dhe mbështetës të tij.

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti denoncoi ngjarjen duke thënë se “Bashkia Berat shpërndan pako tek familjet e varfra në këmbim të dhënies së votës”.

“Këta që pretendojnë 5 mandate në Berat, shpresat i kanë tek blerja e shpirtrave të njerëzve. Është koha për ndryshim! Përgjegjësit do të dalin përpara ligjit. Drejtësia të veprojë e pa ndikuar nga politika”, u shpreh ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë në një reagim nga Bashkia e Beratit thuhet se bëhet fjalë vetëm për zhvendosje të materialeve nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore dhe akuzoi PD se po kërkon të tensionoi situatën pa arsye.

“Çdo tentative për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkoj me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit. Organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe ne garantojmë bashkëpunimin dhe transparencën maksimale në sqarimin e çdo akuze të motivuar nga verbëria politike”, thuhet në reagim.

Këtij reagimi iu kundërpërgjigj sërish, kandidati i PD Tomor Alizoti duke thënë se “administrata shtetërore ka orar zyrtar për kryerjen e punës” duke akuzuar përfshirjen e administratës së Bashkisë Berat në fushatë elektorale.

“Kryetarja e Rajonit Nr. 2, njëkohësisht anëtarja e ZAZ 66, është kapur në kushtet e flagrancës dhe në shkelje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, në një furgon plot me pako, pa asnjë autorizim shoqërues. Çdo tentativë për të mbuluar provat dhe për të anashkaluar të vërtetën, do marrë përgjigjen e merituar”, u shpreh z. Alizoti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026