KE: Ekonomia në Shqipëri do ngadalësohet në 2025, bie ritmi i punësimit e turistëve
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.6% në vitin 2025.
Parashikimi është bërë në raportin e vjeshtës të Komisionit Europian, ndërsa shifra rishikohet me ulje, pasi pritshmëritë në fillim të vitit ishin për rritje 3.8%.
Në analizë, KE pret që punësimi të rritet, por jo me hapin e viteve të fundit, dhe ky frenim do të ndikohet nga emigracioni dhe rënia e popullsisë. Po ashtu, edhe ritmi i rritjes së turistëve pritet të ngadalësohet në vitin 2025.
Përmirësimi i ngadaltë i punësimit do të ndikojë negativisht mbi konsumin.
Nga faktorët e jashtëm, eksportet pritet të zgjerohen.
Duke u ndalur te rreziqet që i kanosen ekonomisë, KE veçon luhatshmërinë e kursit të këmbimit dhe nevojës për punonjës të kualifikuar.
Emigracioni i këtyre të fundit shihet si problem madhor. Madje largimin e “trurit” e nxjerrin edhe rezultatet e Censit, që treguan rënie masive të popullsisë në moshë pune.
Sipas KE, për 2025-2026 rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto parashikohet të arrijë në 3.6% dhe 3.5%, një rritje kjo e moderuar dhe e qëndrushme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë