Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike, shqiptarët e RMV drejt Tiranës për Kombëtaren

16 Nëntor 2024 | 11:45

Ndeshja Shqipëri-Çeki ka shkaktuar një fluks të madh në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku qindra tifozë shqiptarë, kryesisht nga Tetova, Struga dhe Kumanova, janë drejtuar drejt Tiranës për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare.

Me flamuj kuqezi mbi makina dhe këngë patriotike, tifozët presin në radhë për të kaluar në Pikën Kufitare dhe për t’u drejtuar drejt Tiranës për të parë ndeshjen.

Tifozët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë ndër më besnikët e kombëtares, pasi ata e mbështesin atë në çdo ndeshje, duke e konsideruar si kombëtaren e zemrës.

Kombëtarja shqiptare ka përfunduar përgatitjet, dhe mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 20:45, zbret në fushë në Air Albania, ku do të përballet me Çekinë, në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve.

Aktualisht, renditja në grupin B1 ku ndodhet Shqipëria është si më poshtë:

  • Çekia – 7 pikë
  • Gjeorgjia – 6 pikë
  • Shqipëria – 6 pikë
  • Ukraina – 4 pikë

Situata në grup është kritike, ku të gjitha ekipet kanë mundësi të dalin në vendin e parë ose të fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026